Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimi me PSG-në dhe rikthimi në Itali, vëllai i Cavanit sqaron situatën

schedule17:33 - 15 Nëntor, 2019

schedule 17:33 - 15 Nëntor, 2019

Edinson Cavani do të dalë lojtar i lirë në fund të sezonit. Kontrata me PSG-në përfundon në verë dhe vështirë që rinovimi të ndodhë. Klube të ndryshme interesohen për të, teksa Los Angelos Galaxy e kërkon për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic.

Walter Cavani është vëllai dhe agjenti i 32-vjeçarit. Në një prononcim për calcionapoli1926.it, ai mohon që PSG të ketë ofruar rinovimin dhe qartëson pak nga e ardhmja e bomberit latin, i cili mund të rikthehet në kampionatin italian.

Nuk jemi shumë të shqetësuar për rinovimin, Edi do të ketë shumë opsione, sidomos kur të dalë lojtar i lirë. E ardhmja? Rikthimi në Serie A është një mundësi reale. Kemi pasur kontakte me disa klube italiane, por nuk mund të zbuloj asgjë më shumë“, thekson agjenti dhe vëllai i sulmuesit uruguaian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!