Përplasjet fizike në Bashki/ Veliaj: Nuk merremi me zhurmën, por më punë

schedule13:10 - 24 Korrik, 2024

schedule 13:10 - 24 Korrik, 2024

Kjo situatë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Tiranës  që u pasua me  përplasje fizike mes  këshilltarit të Partisë së Lirisë Tedi Blushi dhe këshilltarit socialist Halit Valteri pasi ky I fundit  I doli në krah  Erion Veliajt u komentua kështu nga kryebashkiaku.

E di që në qytet ka debate, ato skenat në Këshillin Bashkiak nuk ndihmojnë, por qëllimi im është që të drejtoj qytetin. Unë s’mund të drejtoj jetën e secilit që ka humbur rrugën. Por, ambicia e kësaj bashkie është që të punojë për qytetin dhe të lërë një gjurmë në qytet. Ne nuk do fokusohemi fare te zhurma, do shohim përpara

Kryetari Iibashkisë reagoi pas nënshkrimit të marrëveshjes për grantin 11 milionë euro me drejtorin e Fondit për Zhvillimin e Katarit.

Ky fond do të përdoret për realizmin e sheshit fundor të bulevardit të ri në Tiranë.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që finalizojmë një projekt të një natyre të veçantë për qytetin. Është një projekt, i cili do të mbetet këtu për shekuj me radhë. Me këtë donacion bujar, një grant prej 11 milionë eurosh, do të kemi mundësinë të bëjmë një punë cilësore, që do t’i ngelet Tiranës për qindra vite, ashtu siç edhe miqësia mes Shqipërisë dhe Katarit do të vazhdojë me qindra vite. U jam vërtet mirënjohës  sepse ky është një nga grantet më të mëdha që ka marrë qyteti i Tiranës që prej themelimit

Sheshi fundor  i Bulevardit të Ri do të shërbejë si një lidhje organike e Tiranës me Kamzën.  Në të do të ndërtohet  impiant për  pastrimin e ujit të lumit,  200 vende parkimin nëntokë, e lulishte për ta kthyer në një hapësirë çlodhëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!