Presidenti Ilir Meta njoftoi përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp se do të kallëzojë penalisht ditën e hënë kreun e Këshillit të Emerimëve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Meta tha se kreu i KED ka kryer një akt mafioz përmes shpërdorimit të detyrës duke shkelur ligjin me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
“Dëshiroj t’u bëj të ditur vendimin tim si President për të paraqitur të hënën kallëzim penal si president i Republikës kundër Ardian Dvoranit me detyrë kreu i KED”.
Meta e akuzon kreun KED për shpërdorim detyre.
“E akuzoj për këto vepra penale: shpërdorim detyre neni 248 kodit penal dhe -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.
Kreu i KED Dvorani, ka bërë shkelje ligjore që cënojnë legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të GJykatws Kushtetuese. Të fillohet hetimi ndaj Dvoranit për “Përvetëisimi i detyrës shtetërore” dhe “Shpërdorim detyre”
Veprimet dhe mosveprimet e tij kanë pasojë të rëndë siç është legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese dhe debat publik me pasoja të pariparueshme që provokon uljen e besimit të publikut të Gjykatës Kushtetuese dhe implementimi i reformës në drejtësi. Përbëjnë jo vetëm shkelje disiplinore por edhe vepra të qarta penale”.
Sipas Metës, kreu i KED ka vepruar në mënyrë të qëllimshme për të krijuar një gjendje antikushtetueshmërie, në mënyrë individuale dhe jo kolegjiale siç ia kërkon funksioni. Presidenti thekson se këto veprime administrative, individuale nuk respektojnë as kohën, as radhën dhe as rendin kronologjik të detyrueshëm për plotësimin e çdo vendi vakant.
“KED është një organ kolegjial, askush nuk merr dot vendime personale, Në mbledhjen e 21 shtatorit nuk ka marrë asnjë vendim mbi kohën e listave për kuvendin dhe Presidentin. Ka përcjellë listën përfundimtare. Nuk shpjegohet arsyeja dhe shkaqeve, vonesës dhe dërgimit të dy listave me një javë kuvendit.
Kur ky organ kolegjial i ka renditur vakancat në të njëjtën ditë, përse ky ia çon presidentit përpara dhe Kuvendit mbrapa dhe ia çon atë ditë, që e pyet Presidenti. Se unë nuk dua të përplasem me Kuvendin.
Këto veprime administrative, individuale nuk respektojnë as kohën, as radhën dhe rendin kronologjik të detyrueshëm për plotësimin e çdo vendi vakant. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, duke saktësuar deri në krijimin e gjyqësorit. Vendimi i qëllimshëm për të krijuar një gjendje antikushtetueshmërie”.
Reagimi i kreut të shtetit vjen pas debateve të forta gjatë ditëve të fundit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku Presidenca dhe maxhoranca akuzojnë njëra-tjetrën për tentativës për të kapur Sistemin e Drejtësisë. /abcnews.al