Rihapja e Urës së Ibrit/ Prenkaj: I përket dialogut, çështje me ndikim te të dyja palët

schedule16:22 - 23 Korrik, 2024

schedule 16:22 - 23 Korrik, 2024

Bashkimi Evropian (BE) ka ritheksuar se vendimi për rihapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë çështje ka folur në ‘Ballkan Update’, ambasadori Albert Prenkaj, i cili ka deklaruar se rihapja e Urës së Ibrit, i përket dialogut, pasi është një çështje me ndikim te të dyja palët.

Ai ka shtuar se me këto tema si kjo e urës, qeveria rrezikon të shkaktojë tensione në veri.

“Të gjitha temat janë vendosur te dialogu. Është rënduar dialogu me tema të natyrës teknike, sa duket sikur jemi kthyer në vitin 2011. Ne sot në vitin 2024 dëshmojmë temat teknike, duke filluar nga diplomacia e targave, dhe tani kemi temë urën, që një herë është murosur, më pas është shndërruar në një park, më pas është hequr ky park. Zëdhënësi Stano ka thënë që kjo është temë si ajo e dinarit dhe të gjitha temat janë mbajtur në Bruksel. Edhe unë për këtë do të vazhdoja kryeministrin e Kosovës, zotin Albin Kurti.

Po shikohet saktë që me këto tema kjo qeveri nuk është në gjendje dhe rrezikon të shkaktojë tensione në veri. Këto tensione nuk i duhen aspak Kosovës, sepse ndodhin në territorin e Kosovës dhe shtetet e tjera thonë që Kosova nuk është në gjendje që të ofrojë mundësi për integrimin e asaj pjese të Kosovës në kuadër të sovranitetit të saj”, u shpreh Prenkaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!