Mark Nika përfundon dëshminë në SPAK/ “21 Janari”, Nika: Krim shtetëror nga komanda e Gardës, Berisha dhe Basha

schedule14:24 - 22 Korrik, 2024

schedule 14:24 - 22 Korrik, 2024

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të dëshmisë në SPAK.

Ai tha se këtë të hënë u trajtua ana teorike, ndërsa ritheksoi se për këtë çështje duhet të hetohet zinxhiri komandues.

“Isha thirrur për kasetën, kasetën e ka gazetari Artan Hoxha dhe është i gatshëm për ta dorëzuar. Ishte një krim shtetëror nga komanda e Gardës, Berisha dhe Basha”, tha Mark Nika.

Gjithashtu ai e ka vlerësuar “21 janarin”, si një krim shtetëror nga komanda e gardës ndërsa shtoi se ka dëshmuar fakte të reja.

“Hetimi do të shkojë edhe tek pjesa se kush i ka fshirë provat. Hetimi buron nga Strasburgu, po të mos ishte Strasburgu çështja nuk do të kërkohej kurrë. Nëse nuk dënohet zinxhiri komandues dosja nuk mund të jetë e zbardhur, përgjegjësia duhet kërkuar tek kryeministri i kohës. Kanë bërë fshehje provash, kanë deformuar plumbin. E thashë edhe në SPAK, kush ka qëlluar në njerëz duhet të përgjigjet për vrasje në bashkëpunim”, ka thënë mes të tjerash ai.

/abcnews.al/