Është ekstraduar nga Gjermania një 29-vjeçar i akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.
Mësohet se ekstradimi u arrit si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/