Dy vëllezërit Algert dhe Erald Mine u plagosën pasi makina me të cilën po lëviznin shpërtheu në ecje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Xhile Liçi” në Gramsh. “ABC News” ka siguruar pamjet nga vendi ku ndodhi edhe shpërthimi. Siç shihet edhe nga video, në zonë është vendosur perimetri i sigurisë.
Pas hetimeve, ekspertët kanë arritur në përfundimin se ngjarja nuk është kriminale, por aksidentale.
Sipas ekspertëve lënda që ka shpërthyer ka qenë në kroskotin e makinës. Besohet se ka pasur shpërthim nga brenda makinës të një lënde plasëse (jo tritol), që nga nxehtësia dyshohet se ka shpërthyer.
Të lënduarit u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë.
/abcnews.al/