Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Shpërthen raketa e “Blue Origin” gjatë provës në Florida, kompania: Të gjithë punonjësit janë të sigurt

schedule09:55 - 29 Maj, 2026

schedule 09:55 - 29 Maj, 2026

Një raketë e kompanisë hapësinore “Blue Origin” është përfshirë nga flakët gjatë një prove në platformën e lëshimit në Cape Canaveral, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që ndriçoi qiellin dhe u filmua nga dëshmitarë në zonë.

Incidenti ndodhi, gjatë një prove të ashtuquajtur “hot fire”, e cila kryhet përpara lëshimeve zyrtare të raketave.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur raketa shpërthen dhe një top i madh zjarri përfshin zonën e platformës.



Në një deklaratë zyrtare, Blue Origin konfirmoi se gjatë testit ka ndodhur një “anomali”, por theksoi se i gjithë personeli është lokalizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Kompania e themeluar nga Jeff Bezos nuk dha detaje të tjera mbi shkaqet e incidentit, ndërsa autoritetet dhe ekipet teknike kanë nisur hetimet për të përcaktuar çfarë çoi në shpërthim.

Edhe vetë Jeff Bezos reagoi në rrjetet sociale, duke deklaruar se siguria e stafit mbetet prioritet dhe se hetimi ndodhet ende në fazat fillestare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!