Hulumtimet e reja kanë treguar se shkrirja e akullit polar vështirëson rrotullimin e Tokës, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Prandaj “ka mundësi” që ditët tona të jenë më të gjata. Aktiviteti njerëzor në lëvizjen e Tokës dhe rrotullimin e saj ka një peshë minimale, sepse është Hëna ajo që kontrollon gravitetin.
Shkrirja e shtresave të akullit të Tokës po bëhet më intensive, gjë që pengon pjesërisht lëvizjet natyrore.
Gjatësia e ditës në Tokë u rrit gradualisht gjatë kohës gjeologjike për shkak të rezistencës gravitacionale të Hënës në oqeane dhe tokë.
Në fizikë, Ligji i Ruajtjes së Momentit tregon se një objekt rrotullohet me të njëjtën shpejtësi derisa diçka e detyron atë të ndryshojë lëvizjen.
Shkrirja e shtresave të akullit të Grenlandës dhe Antarktidës për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu po rishpërndan ujin e ruajtur në gjerësi të lartë në oqeanet e botës, duke çuar në një rritje të niveleve të ujit në detet më afër Ekuatorit. Për shkak të kësaj, planeti ynë është më i sheshtë me një rrotullim më të ngadaltë dhe kjo mund të ketë efektin e zgjatjes së ditëve./abcnews.al