Mashtrim me mikrokreditë/ Prokuroria e Tiranës sekuestron dy kompanitë

schedule12:12 - 19 Korrik, 2024

schedule 12:12 - 19 Korrik, 2024

Pas skandalit të mashtrimit me mikrokreditë,  prokuroria e tiranes sekuestron kompanire Final dhe Micro Credit Albania. Në njoftimin zyrtar prokuroria thotë se dy kompanitë  dyshohen për kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim.

Nga hetimet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të tyre mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.

Sipas prokurorisë Shoqëritë dhe personat nën hetim në mënyrë abuzive kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve duke përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve.

Dy shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera./abcnews.al