Trafikonin automjete të vjedhura nga Italia në Shqipëri, vihen nën hetim dy persona në Vlorë

schedule10:24 - 19 Korrik, 2024

schedule 10:24 - 19 Korrik, 2024

Dy të rinj, 32 dhe 33 vjeç, janë vënë nën hetim pasi trafikonin mjete luksoze drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, ata trafikonin automjete të vjedhura luksoze nga Italia drejt Shqipërisë dhe i pajisnin me dokumente false për t’i shitur.

Policia ka sekuestruar dy automjete të vjedhura me vlerë rreth 280 000 euro.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të trafikimit të automjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!