Tre skuadra shqiptare do të luajnë sot në Ligën e Konferencës, me synim kualifikimin, teksa Vllaznia, Tirana e Partizani do të provojnë fatin në ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues.
Shkodranët kanë shpresa të mëdha pas barazimit 2-2 në Islandë, ndaj rivalit me emrin Valur, teksa sfida do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet të nisë në orën 20:30.
Tirana po ashtu është optimiste sepse barazoi ndeshjen e parë në Gjeorgji ndaj Torpedo Kutaisi dhe rezultati 1-1 jep shpresë për kualifikim në duelin e sotëm që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:00.
Partizani ka më pak shanse nga të treja skuadrat shqiptare, të paktën duke u nisur nga ndeshja e parë, me “Të Kuqtë” që barazuan 1-1 me rivalin nga Malta, Marsaxlokk në Elbasan, ndaj do të duhet të reagojnë sot në sfidën që nis në orën 19:00. /i.m /abcnews.al