Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

IPARD, maxhoranca “rrëzon” opozitën/ Nuk miratohet kërkesa për mocion me debat, Pëllumbi: Raporti i OLAF, jo zyrtar!

schedule15:26 - 16 Korrik, 2024

schedule 15:26 - 16 Korrik, 2024

Maxhoranca dhe opozita nuk kanë arritur dakordësi për të diskutuar në parlament gjetjet e zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve për fondet e bujqësisë shqiptare. Socialistët nuk kanë miratuar kërkesën për mocion me debat, e cila shkaktoi reagime nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike

“Në një akt të pa precedentë kolegët e mazhorancës nuk janë dakord të analizojnë raportin që 120 ml euro të zhbllokohen në një kohë sa më të shpejtë. Për shkak të abuzimit të tyre fermerët kanë humbur të drejtën të financohen. Abuzojnë dhe nuk duan të rregullojnë masat. Kjo është e pashpjegueshme nuk kishin asnjë argument”

Sugjerimet e maxhorancës janë për të zhvilluar këtë process në vjeshtë, kur raporti i Bashkimit Eruopian të jetë zyrtar.



“Maxhoranca shprehu mbeshtetje ne lidhje me objektin per te cilin u kerkua ky mocion me debat per ceshtjen e gjetjeve te raportit te OLAF per fondet e BE ne raport me bujqesine shqiptare. Ky konsensus kerkon diskutim te thelluar dhe rezultatet te jene zyrtare. Sot nuk kemi raport te thelluar te OLAF por ne parim ishim dakord per te diskutuar kete ceshtje pasi te gjithe jemi te interesuar per fondet e IPARD per bujqesine. Raporti seshte publikuar ende zyrtarisht. Shprehem kerkesen per te shtyre diskutimin, s’jemi kunder”

Në korrik të 2023 Komisioni Evropian ndrepreu pagesat për IPARD II dhe njëkohësisht ‘ngriu’ IPARD III, pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!