Zlatan Ibrahimovic i dha fund aventurës me Los Angelos Galaxy dhe është gati për t’u rikthyer në Serie A. Milani dhe Bologna e presin krahëhapur, por 38-vjeçari ka një tjetër preferencë.
Atë e zbulon Jennifer Wegerup, gazetar suedez dhe mik i ngushtë i bomberit të njohur. Ibra ka një fiksim të vjetër dhe e ka vendosur se ku do t’i japë fund karrierës fantastike.
“Qarkullojnë shumë zëra në Itali, por Zlatan ka ëndërruar gjithmonë që të mbyllë karrierën te Napoli, ekip ku ka luajtur Diego Maradona. Milani ka një vend të veçantë në zemrën e tij, por ai ëndërron kalimin te Napoli“, thekson Wegerup. /abcnews.al