Beleri, nga qelia në Athinë/ “Dhënia e lejes nga autoritetet, servilizëm”, Beqiri: Çështja, komedi tragjike

schedule23:43 - 15 Korrik, 2024

schedule 23:43 - 15 Korrik, 2024

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në “Edicionin e fundit” në ABC News, ku foli për çështjen e Fredi Belerit, të cilit iu dha leja për tu betuar si eurodeputet i PE-së.

Beqiri e quajti këtë çështje si komedi tragjike, ndërsa shtoi se Beleri është i dënuar me vendim të formës së prerë.

Ndër të tjera avokati tha se dhënia e lejes nga autoritetet shqiptare është servilizëm.

“Është një komedi, por edhe tragjike do thoja unë. Një njeri i dënuar si hajdut votash të zgjidhet eurodeputet, jo se u zgjodh për intelektualët apo aktivitet politik, por e vendosur kryetari i partisë për motive anti-shqiptare dhe e marrin dhe çojnë eurodeputet në PE. Ai vajti të bëjë betimin në PE dhe kur të tregojë CV-në e tij ai do thotë ‘vij nga burgjet e Shqipërisë se kam vjedhur vota’. Problemi është dhënia e lejes së tij, nuk është bërë qameti. Leje jepen por ka dhe kriteret. I kemi dhënë ne leje ndonjë të burgosuri tjetër në Shqipëri që ende pa filluar vuajtjen e  dënimit, se ka qenë në paraburgim. Sa ka filluar të vuajë dënimin, t’i japim leje? Ne në rregullore kemi që do bëhet kërkesa për leje dhe brenda 1 viti do shihet se si sillesh. Ca panë ata të Drejtorisë së Burgjeve? Se nga paraburgim… s’ka bërë asnjë ditë burg. Dhënia e lejes është një servilizëm nga autoritetet shqiptare”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!