Ish-futbollisti Rudi Vata, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Euro Kuqezi” në ABC News, foli për sekretet e triumfit spanjoll, e cila të dielën rrëmbeu titullin kampion Europe, duke mundur Anglinë me rezultatin 2-1.
Sipas Vatës, arkitekti i skuadrës spanjolle është trajneri i kombëtares, ndërsa shtoi se Spanja do të dominojë futbollin.
“Spanja ka treguar se ka karakter, klas, dinamizëm, i ka të gjitha. Është skuadër që mundet të rritet s e ka një grup moshë lojtarësh të rinj. Kjo skuadër ka për tu bërë absolute, për 1 dekadë besoj se do jetë skuadra që do dominojë futbollin.
Pika e fortë është trajneri, i cili ka formuar një grup me harmoni të jashtëzakonshme. Ky trajner që Federata spanjolle e ka studiuar, ka treguar se ka një njohuri perfektë që botës së futbollit. Ai është arkitekti i kësaj skuadre.
Spanja ka skuadra si Real Madrid q nuk di të ndalet duke fituar trofetë, Barcelonën. Ndaj nxirren kampionë, pasi kur ecën me mentalitetet e kampionit, normal do fitosh.”, u shpreh Vata.
/abcnews.al