FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive/ Gjatë këtij viti rritja parashikohet 3.5%,inflacioni kthehet në objektiv

schedule17:22 - 15 Korrik, 2024

schedule 17:22 - 15 Korrik, 2024

Ekonomia shqiptare pritet të ketë një ecuri me ritme të kënaqshme edhe përgjatë këtij viti. Ekspertët të fondit Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të misionit në Shqipëri kanë vlerësuar  ekonomia pritet të ruajë ritmin e saj pozitiv këtë vit, e ndikuar sidomos nga një aktivitet turistik mbi pritshmëritë. Po ashtu pritet që të rikthehet stabiliteti i çmimeve.

Presionet inflacioniste janë ulur dhe inflacioni shënoi vlerën 2.1 për qind në qershor, si pasojë e rënies së çmimeve të lëndëve të para. Ekonomia pritet të ruajë vrullin e saj pozitiv këtë vit, me një rritje të parashikuar në rreth 3¼ për qind. Inflacioni pritet të kthehet gradualisht në objektivin prej 3 për qind.”

Sipas ekspertëve të FMN-së ekonomia shqiptare përballet edhe me një srë rrisqesh që vijë si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike.

Tensionet e rritura gjeopolitike përfaqësojnë një rrezik të mundshëm për poshtë, ndërkohë që ekonomia mbetet e ndjeshme ndaj rreziqeve të goditjeve të sektorit energjetik të lidhura me motin dhe një ndryshimi të papritur të kahut të kursit të këmbimit. Në afat të mesëm, progresi për reformat në planin e ri të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor mund të nxisë rritjen potenciale”.

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar nga Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 9-12 korrik, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.

/abcnews.al