Shërbimi Sekret në SHBA deklaroi se nuk ka plane për të forcuar masat e sigurisë për Konventën Kombëtare Republikane, e cila fillon të hënën në Milwaukee.
“Planet që ne kemi në vend do të vazhdojnë siç janë dhe ne jemi të sigurt në ato plane,” tha Audrey Gibson-Cicchino, koordinatorja e kongresit të Shërbimit Sekret, në një konferencë shtypi në Milwaukee.
“Është një proces 18-mujor që përfshin të gjitha nivelet e qeverisjes që po kontribuojnë në planet operacionale të sigurisë për këtë ngjarje”, shtoi ajo, shkruan CNN.
Kjo ishte shfaqja e parë në kamera e një përfaqësuesi të Shërbimit Sekret që nga atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump të shtunën. Agjencia ka lëshuar një sërë deklaratash pas të shtënave në Butler, Pensilvani, por nuk u paraqit gjatë një konference për shtyp të zbatimit të ligjit atje të shtunën vonë./abcnews.al