Një mbrojtës i ri për Fonseca, “Djajtë” e Milanos pranë akordit për “yllin” ballkanas

schedule14:36 - 15 Korrik, 2024

schedule 14:36 - 15 Korrik, 2024

Më në fund, një lojtar i ri për mbrojtjen.

Pasi dështuan të siguronin objektivat e merkatos së dimrit, me Lillian Brassier, që u transferua te Olympic Marseille e Alessandro Buongiorno, që kaloi te “Blutë” e Napoli, “Djajtë” e Milan arritën më në fund të siguronin shërbimet e një “lideri” në prapvijë.

Bëhet fjalë për “shtatlarin” serb, Strahinja Pavlovic, me 23-vjeçarin, që konsiderohet një nga lojtarët më premtues për moshën e tij dhe tashmë “ylli” i austriakëve, të Salzburg mendohet të jetë vetë një firmë larg, kalimit në “San Siro”.

Sa i përket kartonit të tij, “Djajtë” pritet të paguajnë rreth 20 milionë euro, teksa pritet t’i dhurojnë një kontratë afatgjatë, minimalisht 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë fillimisht,d diçka më shumë se 1 milionë euro.

Ndërkaq, kujtojmë se pavarësisht moshës Pavlovic është një lojtar me goxha eksperiencë, teksa sezonin e fundit zhvilloi plot 36 sfida me skuadrën e Salzburg, në kampionat, Champions e kupë, ku shënoi 4 e asistoi 3 gola, si dhe është pjesë kyçe në Kombëtaren serbe, me të cilën ka zhvilluar plot 38 ndeshje. /i.m /abcnews.al