Lufta Ukrainë-Rusi në axhendën e liderëve europianë në samitin në Britani

schedule13:54 - 15 Korrik, 2024

schedule 13:54 - 15 Korrik, 2024

Më shumë se 45 liderë europianë do të mblidhen në Oxfordshire këtë javë për të diskutuar çështje me rëndësi duke përfshirë luftën Ukrainë-Rusi. Kryeministri britanik Keir Starmer do të mirëpresë liderët nga i gjithë kontinenti në Pallatin Blenheim të enjten.

Kryeministri pritet ta përdorë takimin si një platformë për të nxitur mbështetjen e vazhdueshme ushtarake dhe financiare ndërkombëtare për Ukrainën.

“Europa po përballet me një prej sfidave më të mëdha të kohës sonë,” tha Starmer.

“Lufta e Rusisë vazhdon të prekë të gjithë kontinentin tonë, ndërsa bandat trafikojnë njerëz të pafajshëm që shumë shpesh përfundojnë në tragjedi.

“Ne nuk mund të jemi spektatorë në këtë kapitull të historisë. Ne duhet të bëjmë më shumë dhe të shkojmë më tej, jo vetëm për ukrainasit e guximshëm në vijën e frontit, apo ata që trafikohen nga vendi në vend, por edhe për brezat tanë të ardhshëm.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!