Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranon të ulet opozita në tryezë me Gjiknurin bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore? Si përgjigjet Berisha

schedule20:58 - 14 Nëntor, 2019

schedule 20:58 - 14 Nëntor, 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha në studio me Mirela Milorin u ndal edhe tek çështja e Reformës në Zgjedhore.

Sipas Berishës opozita mbështet realizimin e kësaj reforme dhe çështja e Gjiknurit ëhstë teknike që mund të zgjidhet.

INTERVISTA E PLOTË



Berisha: Sic di unë opozita ka ofruar platformnë , por opozita duhet të bindë cdo shqiptar që ajo është 100% për Reformën Zgjedhore.

Milori: Është një komision me Gjiknurin dhe Hajdarin, ky qartësimi si kristali që ju thoni ai duhet të ulet opozita në këtë tryezë?

Berisha: Unë jam që opozita të marrë pjesë aktive dhe të japë kontributin e vet për dy arsye, e para aty ka një raport të damkosur për zgjedhjet nga Odhir dhe e dyta është vënë një kusht nga BE që duhet të plotësohet. Edi Rama po bën gjithcka për të përjashtuar opozitën se opozita po kërkon kryesimin e tryezës nga ndërkombëtarët nuk është e vërtetë. Gjithmonën është punuar në praninë e ODHIR. Ai vjen me një kusht që ta ftojnë të dy palët. Ai bën diskutimet dhe gjithmonë janë bërë kështu. Opozita dhe qeveria duhet të bien dakord të marrin ekspertët e ODHIR.

Milori: Po Gjiknuri?

Berisha: Gjiknuri, këto zgjidhen janë cështje teknike. Po të ketë ODHIR aty.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!