United “all in” për “yllin” e mbrojtjes, talenti francez kërkon “galaktikën” madrilene

schedule17:56 - 14 Korrik, 2024

schedule 17:56 - 14 Korrik, 2024

Pasi shitën mbrojtësin portugez, Tiago Djalo, te “Bardhezinjtë” e Juventus, për shifrën e 6.5 milionë euro gjatë merkato e verës, tashmë “gjigantët” francezë, të Lille mund të humbasin një tjetër futbollist, kyç të skuadrës së tyre dhe do të jetë sërish një lojtar i repartit të prapavijës, duke zgjeruar edhe më shumë boshllëkun e lënë nga Djalo.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e talentuar, Leny Yoro, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave po ndiqet më shumë kërshëri, nga “Djajtë e Kuq” të Premier League, Manchester United, si dhe nga “Galaktikët” e Real Madrid, me kampionët francez dhe ata të La Liga, që kërkojnë talente të reja për prapavijën.

Sipas, raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, “ylli” francez kërkon kalimin te Real Madrid, teksa është në pritje të këtyre të fundit të bëjnë ofertën zyrtare, e cila thuhet se nuk do të kalojë shifrat e 60 milionë euro, që kërkojnë francezët e Lille dhe që “Djajtë”e United janë gati ta paguajnë, mirëpo siç theksuam “shtatlarti” i mbrojtjes kërkon me ngul kalimin te “Galaktikët” /i.m /abcnews.al