Një 73-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të diele në lagjen nr.4 të Sarandës. Vasillaq Rubati është gjetur në gropën e lavazhit privat të familjarët e tij. Menjëherë, ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës dhe më pas në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet e para dyshohet për vdekje natyrale.
Megjithatë me urdhër të Prokurores, trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për një ekspertizë më specializuar mjeko-ligjore.
Policia e Sarandës ndërkohë ka nisur hetimet për ngjarjen edhe pse paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale pasi viktima nuk kishte dëmtime të jashtme./abcnews.al