Befason Southgate, njihuni me formacionin historik të Anglisë

schedule20:11 - 14 Nëntor, 2019

schedule 20:11 - 14 Nëntor, 2019

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i ka befasuar të gjithë me formacionin që ka zgjedhur sot, në sfidën kundër Malit të Zi. Strategu anglez ka aktivizuar 11 lojtarë shumë të rinj, gjë që ka bërë që mosha mesatare, të jetë më e reja që nga viti 1959, plot 60 vite më parë.

Pickford ka ruajtur vendin e tij të titullarit në portë, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes, starton talenti i Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Në qendër, është dyshja Maguire-Stones, ndërsa në të majtë, luan lojtari i Leicester, Ben Chilwell.

Mason Mount, Harry Winks dhe Alex Oxlade-Chamberlain startojnë në mesfushë, ndërsa në sulm janë rreshtuar Kane, Sancho dhe Rashford. Sterling nuk është grumbulluar për këtë sfidë, pas sherrit me Joe Gomez, i cili ndodhet në stol./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!