Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Londrës. Drejtori sportiv i Juventusit ndodhet në ishull për të arritur akordin e transferimit të Mario Mandzukic në Premier League. Sulmuesi kroat nuk është pjesë e planeve të Sarrit dhe në janar do të largohet nga bardhezinjtë.
Calciomercato.com raporton se drejtuesi juventin është takuar me homologët e Manchester United. 33-vjeçari pëlqehet edhe në Serie A, por “Zonja e Vjetër” nuk ka ndërmend të forcojë asnjë nga rivalët.
Akordi me “Djajtë e Kuq” pritet të arrihet për shumën e 10-15 milionë eurove. Për kroatin interesohen edhe Tottenham e West Ham. United ndodhet në avantazh, teksa dy klubet angleze duhet të rrisin ofertat e tyre për të shpresuar në blerjen e Mario Mandzukic. /abcnews.al