Mali i Sopotit thuajse është shkrumbuar nga zjarret e ditëve të fundit mes bashkive Gjirokastër, Finiq e Delvinë.
E fundit vatër aktive në Bashkinë e Finiqit ka mbetur në fshatin Kokodhiq, shumë pranë qytetit të Delvinës, të cilin e ka mbuluar tymi.
Vatra aktive është qindra metra e gjatë, dhe ndodhet 1 kilometër mbi fshatin Kalodhiq. Era e fortë gjatë pasdites e ka nxjerrë nga kontrolli duke u dashur ndihma nga ajri e dy helikopterëve dhe nga toka 9 zjarrëfikëse nga Delvina, Finiqi, Konispoli, Saranda, Fieri dhe Berati.
Prej dy ditësh, vatrat e zjarrit u shfaqën në malin e Sopotit të favorizuara nga temperaturat e larta, era e fortë dhe terreni i vështirë. Në 24 orët e para, ishte e vështirë vënia nën kontrroll e zjarrit nga toka pasi mjetet e zjarrëfikseve nuk ngjiteshin dot për shkak të terrenit, ndërsa luftës kundër flakëve ju bashkuan me mjetet rrethanore të banorëve.
Nga flakët mundi të shpëtojë vetëm një pjesë e pyllit të geshtënjave./abcnews.al