“Kosova është serbi” dhe një çek “tradhtar”, ja çfarë ndodh para Çeki-Kosovë!

schedule18:26 - 14 Nëntor, 2019

schedule 18:26 - 14 Nëntor, 2019

Pritej dhe ka ndodhur. Tifozët çekë kanë provokuar me thirrjet “Kosova është Serbi”. Kjo ka ndodhur para hotelit ku qëndrojnë lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në Plzen. Ndërhyrja e forcave të rendit ka qenë e menjëhershme, sikurse raporton “Koha Televizion.

Bëhej fjalë për rreth 20 tifozë, të cilët u afruan pranë hotelit dhe provokuan. Fatmirësisht gjithçka u mbyll shumë shpejt. Çeki-Kosovë luhet prej orës 20:45 dhe është një takim shumë i rëndësishëm për fatet e kualifikimit në Euro 2020.

TIFOZI I VEÇANTË – Ka edhe përjashtime. Një çek, i quajtur Martin, ka zbuluar për KTV se është tifoz i Kosovës. Ai ka koleksionuar një album me fotot e futbollistëve të lojtarëve dardanë dhe sot ka pasur mundësinë edhe të marrë autografet e tyre në fotoalbumin e tij.

“Për herë të parë për lojtarët e Kosovës kam dëgjuar në vitin 2010. I njoh shumicën e tyre, si Valon Berisha, Bersant Celina, Milot Rashica. Ka kohë që i ndjek. Arsyeja pse e kam bërë këtë është pasi më pëlqejnë këta lojtarë dhe do t’i mbaj si kujtim në albumin tim”, ka thënë mes të tjerash Martini. /abcnews.al