TIRANË– Protestuesit e opozitës, nuk janë distancuar nga aktet vandale dhe të dhunshme, as gjatë tubimit të 11 korrikut. Që në nisje të protestës, policia sekuestroi së paku 5 qese të mbushura me gurë, ndërsa ishin fshehur në lulishten ngjitur me kryeministrinë, të cilët dyshohet se do të përdoreshin nga protestuesit.
Sapo ish kryeministri Sali Berisha, filloi të fliste mbrëmjen e enjtes, nga arresti shtëpiak, dhjetëra persona të maskuar dhe që mbanin syze e kapele, hodhën molotov, në dyer e kryeministrisë.
Pasi mbaruan me aktet e dhunës përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën tek dera e Bashkisë, aty ku vijuan me skenarin e njëjtë të hedhjes së molotovit dhe sendeve të forta kundrejt policisë së shtetit.
Teksa hidheshin dhjetëra shishe me molotovë, tek godina e bashkisë së Tiranës, mori flakë edhe flamuri Kombëtar. Por pavarësish kësaj, protestuesit nuk u ndalën pasi një shishe e dytë e mbushur me benzin shpërtheu sërish në dritaren e bashkisë duke I vënë flakën për herë të dytë flamurit kombëtar.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilët hodhën ujë për të shuar flakët.
Në një tjetër rast, një nga molotovët e protestuesve të opozitës shpërtheu në grumbullin e efektivëve të policisë, duke u rrezikuar seriozisht jetën.
Agjentët e policisë siç mund të shikoni nga këto pamje, kanë filmuar disa persona të maskuar, me kapele dhe me syze, të cilët dyshohet se janë pikërisht personat që kanë hedhur molotovë, gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë.
Ndërkohë të premten, policia njoftoi së ka proceduar penalisht në gjendje të lirë, 7 protestues të cilët kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.
/abcnews.al