Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalzit, gjykata liron ish-drejtorin e Kadastrës

schedule17:26 - 14 Nëntor, 2019

schedule 17:26 - 14 Nëntor, 2019

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, Ardjan Iliazajn, i cili akuzohet për tjetërsim të pronave në gjirin e Lalëzit.

Abcnews.al mëson se Apeli ka vendosur masë shtërnguese atë të detyrimit te paraqitjes për Iliazaj.

Ish-drejtori u arrestua pak ditë më pare në mega operacionin “Rodoni”, pasi akuzohej për tjetersim të pronave në bregdet.

Po ashtu ka ndryshuar masa e sigurisë edhe për të akuzurait e tjerë Renaldo Pasterma dhe Albert Dodën.

Ata akuzohen për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën e gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit./abcnews.al