41-vjeçari, i cili plagosi me thikë një person ditën e djeshme, është arrestuar këtë të enjte në Sarandë.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 03:40, në lagjen nr.1, në një vendparkim, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 41-vjeçari ka plagosur me thikë një person tjetër, 41-vjeç. Mësohet se i lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al