“Zikaltërit” përfitojnë nga rivalët, Juventus mbush arkat e Inter me blerjen e re

schedule19:16 - 10 Korrik, 2024

schedule 19:16 - 10 Korrik, 2024

Prej shtatë sezonesh tashmë ruan me përsosmëri portën e “Bardhezinjve” të Juventus. “Gardiani” polak, Wojiciech Szczesny tashmë ka edhe një vit kontratë të mbetur, në “Allianz Stadium” dhe mesa duket “Zonja e Vjetër” kërkon freski mes shtylla, teksa ka përcaktuar menjëherë objektivin, që kërkon të arrijë në merkaton e verës, 27-vjeçarin, Michele Di Gregorio dhe mesa objektivi është arritur.

Tashmë Di Gregorio është zyrtarisht lojtari më i ri i “Bardhezinjve” të Juventus, duke u bërë kështu lojtari i tretë i transferuar për këtë merkato veres, pas dyshes së mesfushës, Douglas Luiz e Khephren Thuram, me këtë të fundit, që është shumë pranë tranferimit, por ende nuk ka zhvilluar testet mjekësore, për të firmosur më pas kontratën me rekordmenët e Italisë.

“Bardhezinjtë” paguan 18 milionë euro për 26-vjeçarin, nga të cilat 1.8 milionë euro do të përfundojnë në arkën e Inter, kjo pasi “gardiani” italian ka qenë në pronësi të “Zikaltërve” prej vitit 2017 dhe kur kaloi te Monza në vitin 2022 për shifrën e 4.5 milionë eurove, Inter ruajti 10% të kartonit Di Gregorio, duke përfituar para ekstra në këto kohë merkatoje. /i.m /abcnews.al