Kancelari gjerman Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së NATO -s për Ukrainën, duke thënë se çdo shtet anëtar duhet të bëjë më të mirën.
“Gjermania është vendi më i madh në Europë brenda aleancës së NATO-s. Kjo na jep një përgjegjësi shumë të veçantë dhe mund të them shumë qartë këtu se ne do ta përmbushim, do ta përmbushim atë përgjegjësi”, tha Scholz në margjinat e samitit të liderëve të NATO-s në Uashington.
/abcnews.al