Kryeprokurori i ri në dorë të Kuvendit

schedule15:00 - 14 Nëntor, 2019

schedule 15:00 - 14 Nëntor, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka renditur 3 kandidatët për kryeprokuror duke e bërë gati listën për t’ia kaluar kuvendit. Si kandidati më i mirë është vlerësuar Olsian Çela, e dyta Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj. Gentian Ibrahimi i beri thirrje kuvendit të marre parasysh renditjen e KLP.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vlerësuar Olsian Çelën si kandidatin më të denjë për të qenë kryeprokurori i ri i vendit.  Qeveria e prokurorëve ka vlerësuar me 459 pikë Olsian Çela, në me 406 pikë Arta Marku duke e renditur të dytën  dhe me 362 pikë Fatjona Memçajn duke e renditur të tretën.

“Abc News” mëson se mbledhja është zhvilluar me tone dhe debate të ashpra mes anëtarëve të KLP, për shkak të renditjes së Arta Markut dhe Fatjona Memçajt se cila do të zinte vendin e dytë.

Pas mbledhjes, Kryetari i Këshillit të Lartë të prokurorisë Genti Ibrahimi  shprehu besimin se Kuvendi do të marrë parasysh renditjen e miratuar nga anëtarët e KLP

Secili nga prokurorët mund të ankimojë vendimin e KLP në gjykatën Administrative të Apelin, brenda 3 ditëve nga shpallja e vendimit. Por siç parashikohet nga ligji, faza finale për përzgjedhjen e Kryeprokurorit i takon Kuvendit, i cili duhet ta zgjedh më 84 vota, me shumicë të cilësuar.

Nëse parlamenti nuk e zgjedh Kryeprokurorin e ri atëherë lista me emrat e kandidatëve kthehet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku Kryeprokuror i vendit zgjidhet i pari në listë./abcnews.al