Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës gjermani Peter Beyer ka fituar në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në garë me rusin Aleksei Kondratiev, gjermani ka fituar me 33 vota kundrejt Kondratyev. Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KE do të kalojë në disa procedura të tjera.
Këshilli i Evropës zgjodhi raportuesin për Kosovën ku në mesin e kandidatëve ishte edhe rusi Aleksey Kondratjev, që ishte spiun i Rusisë dhe kishte shprehur hapur animin e tij pro-serb dhe paragjykimet e tij antishqiptare./abcnews.al