Sulm izraelit në Gaza, vriten civilë

schedule08:18 - 10 Korrik, 2024

schedule 08:18 - 10 Korrik, 2024

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore dhe artileria izraelite që goditi qytetin e Gazës dhe kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit.

Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, raporton agjencia e lajmeve Wafa.

Numri i viktimave në enklavën palestineze që nga 7 tetori është të paktën 38,243 të vdekur dhe 88,033 të plagosur, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë të drejtuar nga lëvizja islamike Hamas.

Ndërkohë, Hamasi thuhet se i ka përshkruar si “të pasakta” lajmet se grupi do të pranonte të fillonte negociatat për lirimin e pengjeve pa një armëpushim në Rripin e Gazës.

Al-Arabiya, i cili citon një burim nga grupi palestinez, raporton se qëndrimi i Hamasit nuk ka ndryshuar dhe bazohet gjithmonë në dy parime: i pari është një armëpushim total, i dyti, tërheqja e plotë e Izraelit nga Rripi i Gazës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!