E FUNDIT/ Mungon Vorpsi, Meta thërret Xhaferllarin, Toskën dhe Papajorgjin për betim

schedule14:45 - 14 Nëntor, 2019

schedule 14:45 - 14 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar njoftimin mbi organizimin e ceremonisë së betimit të gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu Presidenti ka thirrur në ceremoninë e betimit kandidatet Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, dhe Fiona Papajorgji ditën e sotme në orën 19:00.

Presidenti Meta e ka përjashtuar Arta Vorpsin nga ceremonia e betimit të gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit u betua sot para noteres si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë: 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Nr. 4312/1 Prot.                                                                                                                                                                                              Tiranë, më 14.11.2019

NJOFTIM  

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARËVE TË RINJ TË GJYKATËS KUSHTETUESE. 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

  • Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.
  • Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.
  • Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!