Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Le Pen nën hetim nga prokuroria në Paris, dyshime për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore

schedule16:58 - 9 Korrik, 2024

schedule 16:58 - 9 Korrik, 2024

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së Marine Le Pen gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.

Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi Bfmtv, sipas të cilit vendimi i Prokurorisë është marrë pas një raporti të vitit 2023 nga Komisioni kombëtar i kompetencave të fushatave dhe politikave të financave, i cili monitoron kufirin e shpenzimeve të vendosur me ligj për kandidatët gjatë zgjedhjeve.

Raporti nxjerr në pah disa parregullsi si huamarrja nga një person juridik ndaj një kandidati gjatë fushatës zgjedhore, shpërdorimi i aseteve nga persona me funksione publike, mashtrimi i kryer ndaj një organi publik dhe falsifikimi dhe përdorimi i falsifikimeve.



Autoriteti, i cili duhet të kontrollojë shpenzimet e fushatës elektorale të kandidatëve, të cilat kanë një tavan dhe një pjesë rimbursohen nga shteti, kishte denoncuar në Prokurori parregullsi.

Në dhjetor 2022, i njëjti organ kishte rregulluar shpenzimet për lyerjen e 12 autobusëve të marrë me qira me simbolin e kandidatit dhe partisë, për një shumë prej 316,182 euro. Shpenzimet u konsideruan “të parregullta”.

Marine Le Pen kishte apeluar në Këshillin Kushtetues dhe më pas hoqi dorë nga iniciativa. Ish-kandidatja investoi rreth 11.5 milionë euro në fushatën zgjedhore, ku doli e treta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!