NATO Defense College në Romë ka mbledhur bashkë përfaqësues të sigurisë së lartë dhe ekspertë të NATO-s, të cilët kanë bërë diskutime lidhur mbi samitin.
Live nga Roma për “Ballkan Update”, ka folur rreth këtij takimi mbi sfidat e sigurisë, ekspertja e sigurisë, Emanuela Dyrmishi, e cila ka ndarë disa detaje rreth kësaj ngjarje.
Ajo ka theksuar që u ofrua mbështje ekonomike dhe ushtarake ndaj Ukrainës, për të përballuar luftën me Rusinë.
Sakaq, Dyrmishi ka theksuar se Ukraina nuk do të futet në NATO derisa të përfundojë lufta, por do të stabilizohet akoma më tepër ky bashkëpunim.
“Ky samit është shumë historik sepse pritet që të dilet me një bashkëpunim mes NATO-s dhe Ukrainës. Ukraina nuk do të futet derisa të përfundojë lufta, por do të stabilizohet akoma më tepër ky bashkëpunim. Pastaj, pritshmëria tjetër është fuqizimi i mbështetjes ekonomike dhe ushtarake. Do të kujtoja këtu 300 mijë dollarët që janë dhënë ndihmë, 140 nga SHBA dhe 160 nga komuniteti europian për Ukrainën.
Doja të kujtoja një pjesë tjetër të bashkëbisedimeve në këtë tavolinë këtu në Romë. Fakti i rëndësisë të rritjes së investimeve dhe modernizimin e ushtrisë në të gjithë komunitetin europian dhe më gjerë, arritja e 2% të nivelit të përgjithshëm, të ekonomisë dhe të investimeve të vendeve të komunitetit europian, pastaj dhe dalja me një pamje të fuqizuar dhe me një drejtim unik të të gjitha vendeve të NATO-s”, u shpreh ekspertja./abcnews.al