Sezoni turistik në bashkinë e Pustecit duket se ka nisur mbarë. Zona preferohet nga vizitorët vendas dhe sidomos të huajt që nga viti në vit janë shtuar.
“Ka nisur mirë. Bashkia e Pustecit vizitohet në pjesën më të madhe nga gjermanë.”
Kreu i bashkisë Pali Kolevski ndër të tjera veçon Gollomboçin, si një ndër atraksionet turistike më të veçanta të zonës.
“Me zhvillimin e infrastrukturës do të ketë më shumë tërheqje të turistëve. I mbetet njerëzve për të investuar në bujtina që të rritet kapaciteti.”
Bashkëpunimi në sektorin e turizmit edhe me vendet e fqinjë synon të promovojë Pustecin dhe të tërheqë sa më shumë vizitorë.
“Kemi aplikuar në projekte që të rrisim kapacitete për të bërë më të vizitueshme këto objekte.”
Zona e minoritetit maqedonas që jeton buzë liqenit të Prespës është e kërkuar nga turistët e huaj, jo vetëm për pamjen piktoreske që të ofron por edhe për gatimet tradicionale.