Zyrtare: Henry në MLS, kanadezët i besojnë stolin!

schedule14:57 - 14 Nëntor, 2019

schedule 14:57 - 14 Nëntor, 2019

Impact Montreal ka zyrtarizuar legjendën e kombëtares së Francës, Thierry Henry, si trajnerin e saj më të ri. Klubi që militon në MLS i ka suprisuar të gjithë me afrimin e francezit.

Henry ishte trajner i Monaco deri në janarin e këtij viti, ndërsa këtë periudhë ka qëndruar pushim. 42-vjeçari ka firmosur për dy vite me klubin kanadez, me opsionin për ta rinovuar atë.

Thierry Henry ka thënë dhe fjalët e para si trajneri i Montreal duke falendëruar dhe drejtuesit për besimin. ‘’Ështe një nder i madh për mua të jem trajner i Impact dhe të rikthehem në MLS. Kam kaluar momente të bukura këtu dhe e njoh mirë kampionatin. Gjithomonë e kam ndjekur Montrealin dhe tashmë jam këtu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!