Dhunonte djalin/ Pranga babait në Fier, policia i gjen arsenal armësh në banesë

schedule11:16 - 8 Korrik, 2024

schedule 11:16 - 8 Korrik, 2024

FIER- Një 60-vjeçar është vënë në pranga në Fier pasi dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht djalin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al