Pas tre fëmijëve, shtatzënia e padëshiruar me trinjakë/ Këngëtarja e njohur rrëfen sfidat e një nene me 6 fëmijë

schedule09:20 - 8 Korrik, 2024

schedule 09:20 - 8 Korrik, 2024

Këngëtarja e njohur Vlora Kastrati Shala, ishte e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC Neës, ku foli për sfidat e saj si nënë me 6 fëmijë.

Ajo rrëfeu momentin që mori vesh lajmin se do të bëhej me trinjakë, ku më parë kishte tre fëmijë të tjerë.

Ka qenë e shtatzëni jo e thjeshtë. Kisha frika mos i lija tre fëmijët e tjerë jetim. Ne jetojmë në Shtutgart në Gjermani. Unë ia dola dhe tani trinjakët janë 10 vjeç dhe jemi familje e lumtur.

Kur mora vesh që prisja tre fëmijë kisha frikë të madhe. Mendoja si do rrinin të tre në një bark të vogël kam shkuar te mjeku për vite dhe në fillim më tha që kisha binjakë. kur shkova në seancën e dytë më tha që kisha tre fëmijë, aty lindi dyshimi se si do jenë. Por unë gjeta përkrahjen e bashkëshortit dhe fëmijëve, u zotuam që do t’i rrisnim bashkë.

Kur kanë lindur trinjakët, fëmijët e mëdhenj kanë qenë në moshën e adoleshencës. Janë të lidhur të gjithë, por trinjakët janë më të lidhur me njëri-tjetrin. Të mëdhenjtë më kanë ndihmuar me rritjen e trinjakëve.”, u shpreh këngëtarja.

/abcnews.al