Bulqizë, helmohen mbi 20 persona, nuk dihen ende shkaqet, prokuroria ka nisur hetimet

schedule18:12 - 7 Korrik, 2024

schedule 18:12 - 7 Korrik, 2024

Më shumë se 20 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës në 24 orët e fundit, me simptoma helmimi.

Burime nga spitali thanë për “ABC News” se këta persona nuk janë nga e njëjta zonë, i njëjti fshat apo lagje, ndaj edhe dyshohet se mund të jetë edhe nga ndonjë virozë e stinës, apo konsum i produkteve të pa kontrolluara.

Megjithatë, grupi hetimor ka nisur hetimet dhe ka marrë analizat e ujit për të përcaktuar shkaqet e këtyre rasteve të helmimit.

/abcnews.al/