Holandë, arrestohet sërish gjatë një proteste për klimën Greta Thunberg

schedule07:01 - 7 Korrik, 2024

schedule 07:01 - 7 Korrik, 2024

Aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg është arrestuar sot gjatë një proteste në Hagë, në Holandë, raportojnë mediat suedeze. Policia holandeze e mori aktivisten 21-vjeçare teksa merrte pjesë në bllokimin e autostradës A12 që kalon në Hagë, në një protestë të organizuar nga lëvizja “Rebelimi i Zhdukjes” (XR), sqaron DPA.

Deri më tani autostrada A12 ka qenë objektiv i një numri të madh protestash. Aktivistët po kërkojnë që Holanda t’i japë fund të gjitha subvencioneve shtetërore për lëndët djegëse fosile.

Thunberg u arrestua edhe në prill gjatë protestave në Hagë. Në fund të majit, ajo u arrestua gjatë protestave pro-palestineze kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Song Contest në Malmö.

Kujtojmë se ajo u arrestua edhe dy javë më parë, gjatë protestës “Rebelimi i zhdukjes” në Helsinki.