Pas një faze intensive përgatitore dhe tri miqësoresh, përballë skuadrave shqiptare të Kosovës e Maqedonisë, Llapi, Shkëndija e Struga, “Demat e Kuq”, të Partizanit morën dy ditë pushim për të relaksuar muskujt para nisjes së përgatitjve zyrtare, për ndeshjen e parë, të fazës së parë kualifikuese të Conference, League, përballë maltezëve, të Marsaxlokk.
Përgatitjet zyrtare do të nisin pasditen e kësaj të shtune, me djemët e Orges Shehit, që do të zbresin në fushën e “Arenës së Demave”, për të zhvilluar stërvitjen e parë e ndërkohë, që nënkampionët e Shqipërisë bëhen gati për këtë përballje është caktuar edhe stadiumi ku do të zhvillohet sfida, ku ndryshje nga çfarë pritej nuk do të zhvillohet në “Air Albania”.
“Klubi zyrtarizon stadiumin ‘Elbasan Arena’ si impjantin që do të presë takimin Partizani-Marsaxlokk. Ndryshimi i axhendës së kësaj përballje ka ardhur si pasojë e gjendjes shumë të rënduar të fushës së stadiumit ‘Air Albania’”,- njoftojnë “Demat” tifozët e tyre, disa ditë para sfidës, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar, në “Facebook”. /i.m /abcnews.al