Dodik lavdëron Orban: “Vizitat në Moskë dhe Kiev ishin pozitive”

schedule12:45 - 6 Korrik, 2024

schedule 12:45 - 6 Korrik, 2024

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik mbrojti vendimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban për të vizituar Kievin dhe Moskën në një përpjekje për të nisur bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit ka mbi dy vjet që vazhdon në Ukrainë. Të gjithë ata që kritikojnë kryeministrin Orban nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë anën e tyre më të keqe, dëshirën për të vazhduar luftimet”, ka thënë Dodik.

Me iniciativën e tij, vërejti lideri ultranacionalist serb, se Orban ka treguar se është një nga të paktët politikanë në botë që meriton të përkufizohet si burrë në kuptimin e vërtetë të këtij termi dhe që ka si prioritet paqen, dialogun, përparimin dhe zhvillimin.

Vizita e kryeministrit hungarez në Moskë, ku ai takoi presidentin rus Vladimir Putin, u kritikua ashpër nga liderët e Bashkimit Europian, të cilët nënvizuan sesi Orban, vendi i të cilit mori presidencën gjashtëmujore të rradhës të BE-së më 1 korrik -mori një iniciativë të njëanshme pa asnjë “leje” nga Brukseli, për një vizitë që në asnjë mënyrë që nuk përfaqësonte Brukselin.

Para Moskës, Orban shkoi në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

/abcnews.al