Këshilli i Bashkimit Evropian ka zgjatur mandatin e të dërguarit të unionit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Vendimi është marrë në një takim të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së më 4 korrik.
Vazhdimi i mandatit të Lajçakut vjen me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Pak muaj më parë u konfirmua se Lajçak do të marrë pozitën e ambasadorit të BE-së në Zvicër nga 1 shtatori, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tij si përfaqësues special evropian për dialog.
Me vendimin për zgjatjen e mandatit, BE-ja po përpiqet të sigurojë që të mos ketë vakum në këtë pozicion derisa të gjendet pasardhësi i tij.