Ish deputeti Klevis Balliu në një deklaratë për median bashkë me avokatin e tij Genc Gjokutaj, pas daljes së tij nga Prokuroria e Tiranës, deklaroi se nuk shqetësohet për akuzat që i bëhen. Balliu Ishte thirrur nga Prokuroria e Tiranës, për tu njohur me akuzat për “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “grumbullim i paligjshëm”.
“Ata që kanë dhunuar banorët e unazës së re do të shkojnë në kokërr të burgut. Për sa i përket këtyre akuzave nuk më shqetësojnë aspak. Ajo që na shqetëson sot është që disa qytetarë aty mbetën pa shtëpi, dhe dhuna që u ushtrua mbi ta nga policia. Gjatë gjithë kohës qeveria ka gënjyer kur ka thënë se nuk preken pronat, faktet tregoi se preken të gjithë. Ky projekt është fantazmë, aty thjesht do të zgjerohet rruga dhe do të ndërtojnë kulla oligarkët. Policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda banesave të tyre dhe i ka dhunuar.
Gjithsesi, sot në darkë do të shihni disa dokumente se kush janë hajdutët e pronave. Ne sot do të paraqesim disa prova ku do të faktojnë se cilët janë hajdutët e vërtetë të pronave”, deklaroi Balliu./abcnews.al