Gjatë intervistës për Abc News, ministrja Belinda Balluku zbuloi se një tjetër projekt i ardhshëm, që ka është dhe tuneli i Murrizit.
Ajo tha se shpreson që ta dorëzojnë përpara Vitit të Ri, pasi ka një rëndësi të veçantë. Sakaq, ministrja theksoi se ky tunel përmban 3200 tonë hekur dhe pikërisht mund të cilësohet si një unazë e hekurt.
“Në qarkun tim të Dibrës do të dorëzojmë tunelin e Murrizit, pasi është një tjetër vepër e rëndësishme, për nga ana metodologjisë teknike që është përdorur aty dhe nga ana inxhinieri është një rast për t’u marrë për studim, se si është ngritur ai tunel në një zonë argjilore me vendburim që shkrinë pllakat e argjilit. Po ashtu tashmë është një unazë e hekurt, 3 mijë e 200 tonë hekur ka brenda në tunelin e Murrizit që unë shpresoj ta gëzojmë përpara vitit të ri”, tha Balluku./abcnews.al