Ministria Greke e Kulturës nisi një turne privat me guidë në shenjtëroren e lashtë të Akropolit me një çmim prej 5000 euro.
Turistët e parë që përdorën këtë shërbim ishin një çift nga Rusia, të shtunën, më 29 qershor, raporton Reuters.
Ky shërbim do të jetë i disponueshëm deri më 31 tetor, çdo të martë, të premte dhe të shtunë, nga ora shtatë deri në nëntë e mëngjesit dhe nga ora 20 deri në 22:00.
Katër grupe me pesë persona lejohen për turne, dhe turne me vetë-drejtim janë në dispozicion nga 9 korriku, ndërsa turne me guidë në shtatë gjuhë do të ofrohen nga gushti.
Ndërkohë, Këshilli Qendror Arkeologjik po shqyrton një propozim për të zhvilluar turne private në mbrëmje në Muzeun e sapohapur të Kulturës Moderne Greke në Monastiraki, dhe ato turne do të kushtonin rreth 1000 euro dhe do të organizoheshin në dy grupe./abcnews.al